3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Pamje nga Clinton: Kështu e çliruam Kosovën…!

Më të lexuarat

Ish-presidenti amerikan kujton 25-vjetorin e fundit një drame ballkanase

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin X në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës pas ndërhyrjes së NATO-s.

Ish-presidenti amerikan, njeriu që morri vendimin e bombardimit të Serbisë së bashku me aleatin e ngushtë Tony Bler,  ka kujtuar momentin kur bashkësia ndërkombëtare, me në krye SHBA-të i dha fund luftës në Kosovë dhe spastrimit etnik serb.

“Sot po falënderoj për 25 vjet paqe në Kosovë”, shkruan Clinton, ku ka bashkangjitur dhe një video të Qendrës Presidenciale Clinton, ku tregohen momentet pas bombardimeve të pozicioneve të ushtrisë serbe. Pas një fushate 78-ditore bombardimesh NATO hyri me trupa këmbësore dhe çliroi Kosovën.

“Aleatët në një fushatë ajrore që dëboi me sukses forcat serbe, duke i dhënë fund një dekade represioni dhe një fushate brutale të spastrimit etnik, duke i dhënë fund luftës në Kosovë. Aksioni ushtarak ndihmoi në rivendosjen e vetëqeverisjes për krahinën dhe çoi në pavarësinë e Kosovës në 2008”, thuhet në videon e Qendrës Presidenciale Clinton. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit