2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Pamje dhe detaje të ‘urës së klasit botëror’ në Kroaci e cila ‘do të transformojë udhëtimin në Ballkan’

Më të lexuarat

Inxhinieri slloven Marjan Pipenbacher, i cili projektoi urën Pelesac, ka më shumë se 200 projekte të tilla pas vetes.

Dhe në një intervistë për radion sllovene me rastin e hapjes së saj, ai deklaroi se beson se ky projekt i përket “klasit botëror” dhe se ajo përfaqësonte sfidën e tij më të madhe deri tani, shkruan Index.hr, përcjell Telegrafi.

“Ura e Pelesac është ndër pesë urat më të mëdha evropiane nëpër gjiret detare që janë ndërtuar në fillim të shekullit të 21-të dhe i përket klasit botëror”, citohet të ketë thënë Pipenbacher.

Sipas tij, sfida më e madhe ishte projektimi i themelit, duke qenë se ai është i ekspozuar ndaj erërave dhe që ndodhet në një zonë sizmike.

Siç ka vlerësuar ai, Ura e Pelesac, e cila lidh jugun e Kroacisë me pjesën tjetër të vendit, është e rëndësishme jo vetëm për Kroacinë, por edhe për hapësirën më të gjerë evropiane.

Punimet e ndërtimit në urën e Peljeshkos janë kryer nga kompania kineze China Road and Bridge Corporation (CRBC), dhe Pipenbacher gjithashtu thekson faktin se askush nuk ka vdekur gjatë ndërtimit.

“Askush nuk vdiq gjatë ndërtimit të urës, ka pasur vetëm dy aksidente pak më të rënda”.

Ura prej 2.4 kilometrash pritet të shkarkojë në mënyrë dramatike rrugët tokësore përgjatë bregdetit ballkanik.

Sipas mediave kroate, ura, e gjithë struktura e së cilës prej betoni nën dhe mbi ujë së bashku peshon sa 30 kulla Eifel, është projekti më i madh i infrastrukturës kroate i financuar nga fondet e BE-së me një shumë të pakthyeshme prej 357 milionë euro (85 për qind e kostos), dhe u punua për dhjetë vjet.

Vlada objavila snimku Pelješkog mosta

Vlada objavila snimku Pelješkog mosta

Ndryshe, siç është bërë e ditur më herët, Ura Peleshac e Kroacisë nga 26 korriku do t’iu mundësojë udhëtarëve të shmangin disa pika të kontrollit kufitar, por jo të gjithë janë të mahnitur me strukturën e saj spektakolare.

Madje, siç është vlerësuar, kjo urë “do të transformojë udhëtimin në Ballkan”.

Ndërkohë janë publikuar edhe disa pamje, pak para hapjes së saj zyrtare. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit