3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Palestinezja shtatzënë eci me orë të tëra për të shmangur sulmet e IDF-së, lindi katërnjakë

Më të lexuarat

Një grua e re palestineze që ishte shtatzënë është detyruar të ecë disa kilometra në Rripin e Gazës me tre fëmijët e saj, për t’i shpëtuar bombardimeve izraelite.

Iman Al Masry arriti të shkonte në kampin e refugjatëve Deir Balah, ku lindi katërnjakë, dy vajza dhe dy djem.

Por shpejt asaj iu desh të largohej nga spitali për të lënë vend për pacientët e tjerë, transmeton Telegrafi.

“I ushqej me gji, por nuk kemi ushqim të mjaftueshëm apo pelena”, tha gruaja 28-vjeçare, e cila tani jeton me fëmijët dhe burrin e saj në një klasë të mbipopulluar në një shkollë lokale të drejtuar nga UNRWA.

“Bastisjet janë shumë të shpeshta, ne përpiqemi t’i mbajmë fëmijët larg dritareve”, shtoi ajo.

Tre nga katërnjakët flenë me nënën e tyre në dysheme, i katërti duhej të qëndronte në spital sepse ishte shumë i dobët, peshonte vetëm një kilogram.

Babai i tyre 33-vjeçar e kalon pjesën më të madhe të ditës jashtë, duke u përpjekur të gjejë ushqim për familjen.

“Fëmijët kanë nevojë për qumësht dhe gruaja ime ka nevojë për ushqim që përmban proteina”, tha burri.

Gjatë luftës, ndihma humanitare arrin në Rripin e Gazës në sasi shumë të vogla dhe shpërndarja e saj pengohet nga luftimet dhe bombardimet, rrugët e shkatërruara dhe prishjet në lidhjet e telekomunikacionit.

Palestinezët e dëshpëruar shpesh hidhen mbi kamionë me ushqime përpara se organizatat e ndihmës t’i shpërndajnë ato.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), 13 spitale në Rripin e Gazës funksionojnë pjesërisht, njëzet spitale nuk funksionojnë. /Telegrafi

https://youtu.be/L3odnCxUE-A

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit