Një grup prej pesë të burgosurish palestinezë në një burg izraelit kanë hyrë në grevë urie për shkak të arrestimeve arbitrare të palestinezëve
RAMALLAH (AA) – Një grup prej pesë të burgosurish palestinezë në një burg izraelit kanë hyrë në grevë urie për shkak të arrestimeve arbitrare të palestinezëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Komisioni për të burgosurit i cili vepron pranë Organizatës për Çlirimin e Palestinës ka konfirmuar se të paktën pesë palestinezë në burgun izraelit Ofer, dy ditë më parë kanë hyrë në grevë urie.
Në grevë kanë hyrë Mahmoud Ayad, Islam Cevarish, Sair ed-Delu, Isa Avad dhe Nedim Er-Rucub. Të burgosurit palestinezë kërkojnë t’u jepen arsyet dhe vepra për të cilën janë burgosur ose të lirohen.
Izraeli kryen të ashtuquajturat “arrestime arbitrare” të palestinezëve të cilat i justifikon me të dhënat sekrete të inteligjencës. Mbi këtë bazë, Izraeli mban në burgjet e saj palestinezët nga një deri në gjashtë muaj.
Në rast të “konstatimit” se i burgosuri palestinez “përbën një kërcënim për sigurinë e Izraelit”, gjykata ushtarake mund t’ia vazhdojë paraburgimin deri në 5 vjet.
Rreth 7.000 të burgosur palestinezë gjenden në burgjet izraelite, përfshirë 63 gra dhe 350 fëmijë.