1.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Palestinezët kërcënohen me dëbim nga shtëpitë e stërgjyshërve të tyre

Më të lexuarat

Organizata për njësi banesore “Elad”, ka shtuar bastisjet ndaj shtëpive dhe pronave të palestinezëve në Kuds dhe i kërcënon këta të fundit me dëbim nga shtëpitë e tyre

 

HANEDİ EL-KAVASİMİ

KUDS (AA) – Organizata për njësi banesore “Elad”, e cila ka rol të rëndësishëm në përpjekjet e Izraelit për “hebraizimin” e Kudsit, pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump lidhur me këtë qytet, ka shtuar bastisjet ndaj shtëpive dhe pronave të palestinezëve dhe i kërcënon këta të fundit me dëbim nga shtëpitë e tyre.

Ahmed Muhammed Mahmud Sumrin (35), një nga banorët e luginës Hilva, lagje në rajonin Silvan të Kudsit Lindor të pushtuar, tha se në kuadër të planeve izraelite për “hebraizim” të Kudsit, kolonët izraelitë i kërcënojnë me dëbim nga shtëpitë e stërgjyshërve.

Sumrin, i cili me 13 anëtarët e tjerë të familjes jeton në shtëpinë trekatëshe e cila gjendet në luginën Hilva, zonë kjo objektiv i vazhdueshëm i kolonëve hebrenj, në deklaratën për Anadolu Agency (AA) tha: “Unë dhe gjashtë vëllezërit dhe motrat e mia kemi lindur këtu. Kolonët hebrenj na kërcënojnë se do të na nxjerrin nga shtëpia e stërgjyshërve tanë. Në vitet 1990’, një ndërmarrje izraelite e quajtur ‘Elad’, nën pretendimin se është pronarja e shtëpisë sonë, hapi padi që të zbrazim shtëpinë. Që nga ajo kohë, luftojmë në gjykatat izraelite për të dëshmuar se shtëpia e mbetur kujtim nga stërgjyshërit tanë na përket neve”.

Duke pohuar që seanca e fundit ishte në janar të këtij viti dhe se dëshmitarët u dëgjuan për 7 orë të tëra, Sumrin tha se rasti është shtyrë për muajin prill.

Pretendimi i Izraelit për pronësi

Sumrin, duke treguar se historia ka filluar në vitin 1983 me vdekjen e xhaxhait të gjyshit të tij, Musa Abdullah, në kryeqytetin Amman të Jordanisë, shtoi se Izraeli ‘me ligjin e pronave të papronësuara”, përpiqet të marrë shtëpitë e tyre dhe se në përputhje me ligjin në fjalë, i kanë uzurpuar mijëra shtëpi në qytetet Jafa, Hajfa, Akka dhe El Halil duke i bërë prona të tyre.

Ai më tej vazhdoi: “Si familje, nuk kishim njohuri që përpiqen të na e marrin shtëpinë. Në vitin 1991, na erdhi një njoftim ku thuhej se ‘shtëpia jonë është e papronësuar andaj për këtë arsye është hapur padi për ta lëshuar atë’. Pas një lufte të gjatë në gjykatë, u morr vendimi që shtëpia i përket pronarit të parë, Musa Sumrinit, i cili ishte lindur, rritur dhe kishte ndërruar jetë në Kuds”.

“Megjithatë nuk shpëtuam as me këtë. Ndërmarrja paditëse izraelite, duke kundërshtuar vendimin e marrë, në seancat e ardhshme, e ktheu në favor të vetin vendimin e gjykatës. Çdo çast jetojmë me frikën e dëbimit nga shtëpia. Fëmijët e mi janë në gjendje të keqe psikologjike si pasojë e frikës së përjetuar nga hedhja në rrugë dhe humbja e shtëpisë sonë”, thotë Sumrin.

Sipas raportit të publikuar në vitin 2013 nga Shoqata e Izraelit për Punime Historike, Izraeli, për të pronësuar shtëpitë e palestinezëve, e përdorë “ligjin për prona të papronësuara”. Ligji në fjalë thotë se Izraelit duhet t’i kalojnë pronat e patundshme të palestinezëve të cilët nuk jetojnë në Palestinë dhe të ketë të drejtën e përdorimit të tyre. Ndërkaq struktura izraelite e quajtur Elad, duke shfrytëzuar afërsinë me qeverinë, i blen këto patundshmëri me shuma të ulëta.

Struktura ‘Elad’, mjeti i Izraelit për hebraizim të Kudsit

Një nga emrat e lidhur me strukturën ‘Elad’ paraqitet David Barry, anëtar i një familjeje hebreje i lindur më vitin 1953.

Barry, që nga viti 1990 ka nisur aktivitetet për njësitë banuese hebreje dhe “hebraizimin” e Kudsit. Në fillimet e tij, Barry ka punuar si mësues vullnetar në Ateret Cohanim, një nga shkollat fetare në Kudsin e Vjetër e pastaj e ka lënë detyrën këtu për të formuar ‘Elad’-in. Barry, bashkë me organizatën Elad, u shndërruan në realizuesit e projektit izraelit për “hebraizimin” e Kudsit.

Majin e kaluar, Izraeli i dha Barry-t çmimin për ‘Sukses në kontributin e jashtëzakonshëm për shoqërinë” për shkak të realizimit të qëllimeve të Elad-it dhe përpjekjet për zhvillim të organizatës.

Lidhjet e fuqishme mes Eladit dhe qeverisë së Izraelit

Njësia për vendbanime Elad, organizatë kjo e cila luan rol të rëndësishëm në përpjekjet e Izraelit për “hebraizimin” e Kudsit, viteve të fundit paraqitet si lider në bastisjet drejt shtëpive dhe tokave që u përkasin palestinezëve.

Organizata Elad e vendosur në jugun e Kudsit, u themelua në vitin 1986 nga Izraeli. Sipas të dhënave në regjistrat e shoqatave izraelite, ndër qëllimet e organizatës numërohet edhe “fuqizimi i lidhjeve ndërmjet Kudsit dhe hebrenjve nëpërmjet rrugëve të gjeneratave, udhëheqjes dhe vendosjes” dhe “drejtimi i hebrenjve këtu”.

Mësohet se edhe emri i Elad-it është zgjedhur në bazë të këtyre qëllimeve. Elad është shkurtesë e shprehjes “Drejt qytetit të Davudit”.

Në faqen zyrtare të internetit të Elad-it, gjithashtu thuhet se sipas besimit hebre, profeti Davud 3.000 vite më parë ka ndërtuar Kudsin dhe se ka zgjedhur qëllimisht malin në jug të Al-Aksasë si “kryeqytet fetar dhe shpirtëror të hebrenjve”.

Për organizatën Elad, e cila vepron sipas këtij këndvështrimi, ka rëndësi të veçantë lagjja Lugina Hilva e lokalizuar në rajonin e Silvanit. Kjo organizatë, në këtë rajon në të cilin ka intensifikuar aktivitetet, shpesh bën gërmime për vepra historike dhe në këtë mënyrë përpiqet të zbatojë axhendën hebreje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit