-2.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Pa’lestinezët falën namazin e xhumasë në rrënojat e një xhamie në Ga’za

Më të lexuarat

Pavarësisht kushteve të vështira të luftës, qindra palestinezë në Gaza e falin namazin e përjavshëm të xhumasë në rrënojat e xhamisë.

Besimtarët në qytetin Khan Younis praktikisht u lutën mbi rrënojat e xhamisë “Mohammed Nasruddin al-Elbani”, e cila u shkatërrua në një nga sulmet e shumta izraelite.

Në mesin e besimtarëve kishte edhe një numër të madh të fëmijëve që merrnin pjesë në namazin javor të myslimanëve.

Izraeli vazhdon ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës, pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KSOKB) që kërkon një armëpushim të menjëhershëm.

Që nga 7 tetori i vitit të kaluar, të paktën 41.272 palestinezë, duke përfshirë 16.795 fëmijë dhe 11.378 gra, janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza, ndërsa 95.551 njerëz janë plagosur.

Bllokada e vazhdueshme e enklavës ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, si dhe pjesa më e madhe e rajonit është në gërmadha.

Izraeli po përballet me akuza për gjenocid për sulmet e tij në Gaza përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

/mesazhi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit