2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Palestinezët dynden në Al-Aksa për të festuar armëpushimin midis Izraelit dhe Hamasi

Më të lexuarat

Palestinezët që jetojnë në Kudsin Lindor të okupuar shkuan në Mesxhid al-Aksa në namazin e sabahut për të festuar armëpushimin midis Izraelit dhe Hamasit, raporton Anadolu Agency (AA).

Mijëra njerëz që shkuan në Mesxhid al-Aksa duke kënduar tekbire nga portat e qytetit të vjetër të rrethuar nga muret e Kudsit, mbanin në duar flamuj palestinezë dhe përshëndetën krahun ushtarak të Hamasit Brigadat Izzeddin Qassam.

Palestinezët, të cilët lëshuan fishekzjarre pas namazit, u larguan nga Aksa duke brohoritur slogane “Gjaku ynë, shpirti ynë flijohen për ty Aksa” dhe “Umeti i Muhamedit nuk përkulet”.

Festa të ngjashme u mbajtën në qytetin e pushtuar të Ramallahut në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës së rrethuar.

Marrëveshja midis Izraelit dhe Hamasit, e cila u dakordua të ishte e ndërsjellë dhe e njëkohshme, hyri në fuqi në orën 02:00. Në sulmet e vazhdueshme izraelite në Gaza që nga 10 maji, kanë humbur jetën 232 palestinezë, përfshirë 65 fëmijë dhe 39 gra.
/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit