2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Palestina: Rrëmbimi i foshnjës palestineze në Gaza nga ushtari izraelit, “krim i neveritshëm”

Më të lexuarat

Ushtria izraelite nuk ka komentuar ende për incidentin, i cili ngjalli zemërim në mediat sociale, ku u kërkuan sqarime mbi incidentin dhe fatin e foshnjës

Zyrtarët palestinezë e quajtën “krim i neveritshëm” rrëmbimin e një foshnje palestineze nga Gaza nga një ushtar izraelit, duke thënë se ajo duhet të kthehet menjëherë, transmeton Anadolu.

“Rrëmbimi i vajzës së vogël nga Rripi i Gazës është dëshmi se ushtria okupuese (izraelite) po kryen krimet më të neveritshme kundër civilëve pa mbikëqyrje apo përgjegjësi”, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme palestineze me qendër në qytetin e Ramallahut në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Ajo u bëri thirrje autoriteteve izraelite “të dorëzojnë menjëherë foshnjën tek Autoriteti Kombëtar Palestinez”.

Ministria shtoi se kryerja e një akti të tillë tregon se nuk ishte i pari apo i fundit që u krye në Gaza nga duart e ushtarëve izraelitë.

Të hënën, media izraelite raportoi se një oficer izraelit pranoi se një kapiten ushtrie kishte marrë një foshnjë palestineze nga Gaza dhe e kishte çuar në një vend të panjohur në Izrael.

Një mik i ngushtë i kapitenit tha se ai e gjeti një foshnjë që qante në Gaza gjatë sulmeve të Izraelit dhe e mori atë në Izrael.

Në radion e ushtrisë izraelite, Shahar Mendelson, mik i ngushtë i kapitenit izraelit Harel Itach, i cili ka vdekur së fundmi në luftime në Gaza, i tha gazetarit Yael Dan se Itach e mori foshnjën e Gazës në Izrael, me sa duket pasi familja e saj u vra nga forcat izraelite.

Ushtria izraelite nuk ka komentuar ende për incidentin, i cili ngjalli zemërim në mediat sociale, ku u kërkuan sqarime mbi incidentin dhe fatin e foshnjës.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit