1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Palestina refuzon vendosjen e forcave të huaja në territoret e saj

Më të lexuarat

“Asnjë prani e huaj në territoret e Palestinës nuk ka legjitimitet dhe vetëm populli palestinez vendos se nga kush do të drejtohet Palestina”, tha zëdhënësi i Presidencës palestineze, Abu Rudeineh

Palestina tha se “refuzon vendosjen e forcave të huaja” në territroret e saj, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Presidenca palestineze thuhet se “refuzohet vazhdimi i okupimit duke sjellë forca të huaja” në Rripin e Gazës nën pushtim dhe rrethim në të cilin Izraeli vazhdon sulmet e tij intensive që nga 7 tetori e deri më tani.

Zëdhënësi i Presidencës palestineze, Nabil Abu Rudeineh në një deklaratë për agjencinë zyrtare të lajmeve WAFA tha se “Asnjë prani e huaj në territoret e Palestinës nuk ka legjitimitet dhe vetëm populli palestinez vendos se nga kush do të drejtohet Palestina”.

Ai tha se “politika e vendbanimeve dhe zhvendosjes së Izraelit, të cilën ai po përpiqet ta zbatojë në terren me masakra të përgjakshme, nuk ka legjitimitet”. “Nëse qeveria pushtuese dhe kryeministri i saj (Benjamin Netanyahu) besojnë se ata mund të përcaktojnë fatin e popullit palestinez dhe të vazhdojë pushtimin duke zëvendësuar pushtuesin në Rripin e Gazës me forca të huaja, ata do të gabohen”, deklaroi Abu Rudeineh.

Abu Rudeineh theksoi se nuk do të lejojnë praninë e huaj në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, duke thënë se Organizata për Çlirimin e Palestinës është përfaqësuesi i vetëm legjitim i popullit palestinez.

Duke kritikuar planin e qeverisë izraelite për zgjerimin e vendbanimeve të paligjshme në Bregun Perëndimor të pushtuar, Abu Rudeineh tha se ky plan është i paligjshëm dhe se është pjesë e luftës gjithëpërfshirëse kundër popullit palestinez, tokave dhe vendeve të tij të shenjta.

Ai tha se kundërshtojnë absolutisht komplotin për të dëbuar popullin palestinez. “Pavarësisht se cila është kostoja e saj, ne nuk do ta lejojmë këtë. Populli palestinez ka dhënë shembujt më të mirë të besnikërisë dhe vendosmërisë së tij ndaj tokës dhe gjërave të shenjta dhe se nuk do të devijojë nga parimet e tij kombëtare”, u shpreh Abu Rudeineh.

Zëdhënësi i Presidencës palestineze tha se paqja mund të arrihet vetëm përmes udhëheqjes së Palestinës, Kudsit dhe Organizatës Çlirimtare. “Çështja e Palestinës nuk është çështje e ndihmës humanitare, ajo është çështje e tokës dhe e shtetit, e cila është çështje arabe e shenjtë dhe qendrore”, shtoi Abu Rudeineh.

Institucioni zyrtar i transmetuesit Izraelit dje në lajmin e tij të bazuar në një zyrtar të paidentifikuar të sigurisë, tha se ushtria izraelite do të qëndrojë në Rripin e Gazës derisa të gjendet një forcë ndërkombëtare për ta zëvendësuar atë dhe se kjo mund të zgjasë disa muaj.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit