2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Palestina: Izraeli synon ta kthejë Xhaminë Al-Aksa në sinagogë

Më të lexuarat

Kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh ka akuzuar Izraelin se po synon ta kthejë kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar në një sinagogë hebreje, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një ngjarje palestineze mbi statusin historik të Xhamisë Al-Aksa në qytetin Al-Bireh të Bregut Perëndimor, Shtayyeh tha se 55 vjet gërmime izraelite në Kuds nuk arritën të gjenin asnjë gjurmë të një tempulli hebre.

Ai tha se palestinezët kërkojnë të ruajnë status quo-në në Kuds që mbizotëronte që nga sundimi osman i Palestinës.

Kryeministri palestinez falënderoi “të gjithë ata që ndihmuan palestinezët”, veçanërisht Jordaninë dhe Türkiye-n (Turqia), për “përgjegjësinë e tyre kolektive” kundrejt Kudsit.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët. Hebrenjtë e quajnë këtë zonë “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Ai aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, hap që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit