3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Palestina i bën thirrje botës që t’u japë fund shkeljeve të Izraelit kundër popullit palestinez

Më të lexuarat

Ministria e Punëve të Jashtme e Palestinës i bëri thirrje administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe komunitetit ndërkombëtar: “Merrni masat e nevojshme për t’i dhënë fund shkeljeve të Izraelit kundër popullit palestinez”.

Ministria e Punëve të Jashtme e Palestinës i bëri thirrje administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe komunitetit ndërkombëtar: “Merrni masat e nevojshme për t’i dhënë fund shkeljeve të Izraelit kundër popullit palestinez”.

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Ministria, thuhet se në orët e fundit kolonët hebrenj dhe ushtria izraelite kanë tentuar të shkulin dhjetëra pemë dhe të djegin automjetet palestineze.

Duke u shprehur se veprimet e kolonëve hebrenj dhe të forcave izraelite pasqyrojnë politikën e qeverisë izraelite, u theksua se kjo politikë bazohet në aneksimin e Bregut Perëndimor dhe fshirjen e pranisë palestineze në zonat nën kërcënimin e vendbanimeve, veçanërisht duke filluar nga Jerusalemi Lindor.

Në deklaratë thuhet se kolonët hebrenj vazhdojnë t’u shmangen dënimeve sepse e ndjejnë veten të mbrojtur ligjërisht dhe politikisht në Izrael dhe kërkuan që Izraeli, si fuqi pushtuese, të detyrohet t’i nënshtrohet vullnetit të paqes ndërkombëtare dhe rregullave ndërkombëtare.

Në deklaratë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) iu kërkua të përmbushin përgjegjësitë e tyre ligjore dhe morale kundër pushtimit dhe spastrimit të gjerë etnik të palestinezëve.

Duke shprehur se heshtja e SHBA-së dhe e bashkësisë ndërkombëtare ndaj shkeljeve dhe krimeve të pushtuesit është e çuditshme, në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Palestinës theksohet se shpërfillja e Izraelit ndaj çështjes palestineze dhe vazhdimi i krimeve tregon se Izraeli nuk dëshiron paqe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit