19.7 C
Pristina
Wednesday, June 26, 2024

“Palestina gjithnjë ka qenë e palestinezëve”

Më të lexuarat

“Kjo tragjedi që goditi popullin palestinez ndodhi pasi ky premtim ogurzi që e dha Britania si superfuqi e asaj kohe u shndërrua në përmbajtje të politikës britanike”, vlerëson Mustafa

ANKARA (AA) – Uğur Çil

Ambasadori i Palestinës në Ankara, Faed Mustafa, thotë se tragjedia e popullit palestinez filloi me Deklaratën e Balfourit më 2 nëntor të vitit 1917, duke theksuar se Britania nuk ka të drejtë të vendosë për tokat palestineze dhe se Palestina gjithnjë ka qenë e palestinezëve.

Në një bisedë për Anadolu Agency (AA) me rastin e 100-vjetorit të Deklaratës së Balfourit nga Britania më 2 nëntor të vitit 1917, projekt i cili parashikoi krijimin e një “atdheu” izraelit në territorin palestinez, ambasadori Mustafa e cilësoi këtë deklaratë si fillimin e tragjedisë së popullit palestinez.

“Kjo tragjedi që goditi popullin palestinez ndodhi pasi ky premtim ogurzi që e dha Britania si superfuqi e asaj kohe u shndërrua në përmbajtje të politikës britanike”, vlerëson Mustafa.

Mustafa vë në dukje se Deklarata e Balfourit është hartuar mbi dy çështje themelore, prej të cilave, siç thotë, e para është krijimi i një atdheu për hebrenjtë në tokat palestineze, ndërsa e dyta kufizimi i të drejtave civile dhe fetare për shoqëritë johebraike në Palestinë.

“Britania nuk ka të drejtë të vendosë për tokat palestineze. Palestina gjithnjë ka qenë e palestinezëve. Me çfarë të drejtë hebrenjtë themelojnë shtetin e tyre këtu?”, shtoi ai.

Mustafa po ashtu nënvizon se Izraeli ende është i varur ndaj Deklaratës së Balfourit kur analizohet gjendja në Palestinë, duke shtuar se kjo deklaratë njeh të drejtat civile dhe fetare të palestinezëve, por zyrtarisht nuk njihen të drejtat e tyre politike.

Sipas tij, edhe pas 100 viteve, Britania nuk është e gatshme të kërkojë falje për dëmin që ia ka shkaktuar popullit palestinez, por madje përgatitet të festojë 100-vjetorin e Deklaratës së Balfourit, gjë të cilën Mustafa e cilësoi si sfidim dhe manipulim kundrejt ndjenjave të popullit palestinez.

“Kusht është viktima e premtimit që u dha me Deklaratën e Balfourit? Britania ende këmbëngul në mosnjohjen e shtetit të pavarur palestinez”, shprehet Mustafa, duke theksuar se ky qëndrim i Britanisë nuk është moral dhe se Britania duhet të punojë për ta njohur tragjedinë e popullit palestinez dhe për ta përmirësuar këtë gabim historik.

I pyetur se pse Deklarata e Balfourit përkujtohet çdo vit në Palestinë, Mustafa thotë: “Sepse ende vazhdojë pasojat e Deklaratës së Balfourit. Tragjedia e popullit palestinez ende vazhdon për shkak të themelimit të Izraelit në territorin palestinez si rezultat i premtimit të dhënë në Deklaratën e Balfourit”.

Ambasadori palestinez tërheq vëmendjen se palestinezëve ende nuk u është dhënë e drejta për vetëpërcaktim dhe për të krijuar një shtet të pavarur.

“E drejta e palestinezëve për vetëpërcaktim dhe themelim të një shteti të pavarur, si dhe këto krime që Britania ka kryer ndaj popullit tonë, nuk skadojnë”, nënvizon Mustafa.

Duke theksuar nevojën që të gjitha institucionet dhe organizatat në Palestinë të aktivizohen me rastin e 100-vjetorit të Deklaratës së Balfourit, Mustafa shprehet se “Duhet që në gjitha gjuhët të hedhim dritë mbi të vërtetat e Deklaratës së Balfourit, e cila mbështetet në gënjeshtër dhe mashtrim”.

“Duhet të përdoren mjetet politike dhe të shqyrtohen marrëdhëniet me Britaninë”, shtoi ai, duke thënë se ekzistojnë shumë rrugë juridike dhe mënyrë të tjera për ta bërë një gjë të tillë.

Mustafa po ashtu shprehu nevojën që edhe organizatat joqeveritare në Britani dhe Evropë të punojnë në mënyrë shkencore dhe racioanle, duke shtuar se në këtë mënyrë mund të ushtrohet presion ndaj Britanisë për ta ndryshuar pozitën aktuale dhe për ta përmirësuar këtë gabim historik.

Mustafa tha se në Palestinë dhe në çdo vend të botës do të organizohen programe të ndryshme për t’i dhunë fund, siç tha, këtij krimi politik ndaj popullit palestinez. Sipas tij, programetë përbashkëta do të organizohen edhe me institucione dhe organizata në shtete që janë në solidarizim me popullin palestinez.

Ambasadori Mustafa paralajmëroi konferencë për shtyp më 1 nëntor në Turqi me rastin e 100-vjetorit të Deklaratës së Balfourit.

“Konferenca për shtyp në të cilën do të flasim për pasojat shkatërruese të deklaratës ndaj popullit palestinez, do të mbahet në godinën e ambasadës”, njoftoi Mustafa për AA.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit