2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Palestina dënon vizitën e ministrit izraelit në Xhaminë Al-Aksa

Më të lexuarat

MPJ-ja palestineze e quajti vizitën e ministrit izraelit të ekstremit të djathtë si “një legjitimim i inkursioneve të mëtejshme në Xhaminë Al-Aksa nga kolonët”

Palestina dënoi vizitën e ministrit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, duke a cilësuar këtë si “provokim të paprecedentë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ndërhyrja e Ben-Gvir përfaqëson një provokim të paprecedentë, një kërcënim serioz për arenën e konfliktit dhe një përbuzje ndaj thirrjeve për të ndaluar vizitën”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme palestineze.

Ministria e quajti vizitën e ministrit të ekstremit të djathtë si “një legjitimim i inkursioneve të mëtejshme në Xhaminë Al-Aksa nga kolonët”.

Ministria mbajti përgjegjës kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu “për këtë sulm të pacipë ndaj Xhamisë Al-Aksa”.

Më herët gjatë ditës, Ben-Gvir hyri në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa, një ditë pasi njoftoi se e shtyu vizitën mes paralajmërimeve për trazira.

Për muslimanët, Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë në botë. Hebrenjtë, nga ana e tyre, e quajnë këtë zonë si Mali i Tempullit, duke thënë se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.

Ben-Gvir ka pikëpamje të ekstremit të djathtë për palestinezët dhe ka bërë thirrje për zhvendosjen e tyre. Ai u është bashkangjitur vazhdimisht kolonëve izraelitë në sulmin ndaj kompleksit të Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor.

Politikani i ekstremit të djathtë gjithashtu shkaktoi valën e tensioneve në qytetin e pushtuar pasi hapi një zyrë në lagjen Sheikh Jarrah.

Nëntorin e kaluar, në një audio të publikuar përmes rrjedhës së informatave, presidenti izraelit Isaac Herzog paralajmëroi se “e gjithë bota është e shqetësuar” për pikëpamjet ekstremiste të politikanit Ben-Gvir.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Ajo aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, një veprim që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit