Autoriteti Palestinez ka anuluar marrëveshjen me Izraelin për të marrë rreth një milion vaksina të Pfizer-BioNTech, duke thënë se dozat do të skadojnë. Kur Izraeli njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me Palestinën për 1 milion doza, tha se vaksinat do të skadonin së shpejti, por nuk specifikoi se kur.
Sipas marrëveshjes, Autoriteti Palestinez duhet t’i japë Izraelit një numër reciprok të dozave në një prej dërgesave që pritet të pranojë më vonë gjatë këtij viti.
“Kryeministri konfirmoi se qeveria refuzon të marrë vaksinat që do të skadojnë”, tha zëdhënësi palestinez Ibrahim Melhem në një konferencë shtypi të premten./abcnews.al