SHBA- Pakistani ka vendosur të rihapë rrugët që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e përdornin për dërgimin e furnizimeve tek trupat e tyre në Afganistan. Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton konfirmoi të martën.
Klinton gjithashtu kërkoi falje për incidentin e shkëmbimit të zjarrit, nëntorin e kaluar, në të cilën forcat e koalicionit vranë 24 ushtarë pakistanezë në një postbllok.
Pakistani i kishte bllokuar rrugët, nëntorin e kaluar kur avionët e NATO-s sulmuan një pikë kontrolli pakistaneze në afërsi të kufirit afgan.
Qeveria amerikane shprehu keqardhje mbi incidentin, por nuk kishte nxjerrë një falje të drejtpërdrejtë deri në deklaratën e Klinton të martën.BW/kohaislame