-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Pakistani reagoi ashpër ndaj pretendimeve të ShBA-së

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm, Khawaja Asif tha se pretendimi i Trumpit se “Pakistani strehon terroristët e ndjekur nga ShBA-ja në Afganistan”, nuk e pasqyron të vërteten.

 

Pakistani reagoi ashpër ndaj pretendimeve të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump se udhëheqja e Islamabadit u siguron strehim terroristëve.

Ministri i Jashtëm, Khawaja Asif në deklaratën e bërë për një kanal televiziv vendor tha se pretendimi i Trumpit i bërë në llogarinë e tij në Tweeter, ku thuhet se “Pakistani strehon terroristët e ndjekur nga ShBA-ja në Afganistan”, nuk e pasqyron të vërteten.

Ministri Asif bëri të ditur se ushtria amerikane është duke i përdorur territoret e Pakistanit për interesat e saj në Afganistan.

“Paratë që ShBA-të i dhanë Pakistanit në 15 vitet e fundit nuk janë për qëllime bamirëse, por për shërbimet e ofruara nga vendi i tij”, bëri të ditur ministri Asif, ndërsa shtoi se “Trumpi nuk duhet të na mbaj përgjegjës neve për dështim në Afganistan, por ata që janë përgjegjës për këtë”.

Duke e mbrojtur qëndrimin se udhëheqja e Uashingtonit është e tronditur nga disfata në Afganistan, ministri i Jashtëm i Pakistanit tha: “Jemi të gatshëm që në panele të hapura të publikojmë detajet se ku dhe si janë shpenzuar ndihmat e ShBA-së”.

Asif tha se nuk janë të shqetësuar nga fjalët e Donald Trumpit, ku ai thotë “Jo më”, ndërsa bëri të ditur se ata Shtëpisë së Bardhë i kanë thënë më herët fjalët e njëjta.

Në mesazhin e tij të publikuar në Tweeter, Donald Trump shkroi se vendi i tij në 15 vitet e fundit i ka dhënë 33 miliardë dollarë ndihma Pakistanit, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ndërkaq ata duke menduar se liderët tanë janë budallenj, nuk dhanë gjë përveç gënjeshtrave dhe mashtrimeve. Terroristëve, të cilët ne i ndjekim në Afganistan u ofrojnë zona të sigurta. Jo më”.

Në dokumentin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të publikuar më 19 dhjetor nga udhëheqja e ShBA-së, u pretendua se “organizatat terroriste janë duke vepruar në territoret e Pakistanit”.

Udhëheqja e Pakistanit hodhi poshtë në mënyrë të ashpër këto pretendime duke thënë se janë të pabaza.

Në anën tjetër, pas postimit të Donald Trump me akuza ndaj udhëheqjes së Islamabadit, ambasadori i ShBA-së në Islamabad, David Hale ishte thërritur në Ministrinë e Jashtme.

Sipas lajmeve që përcjellin mediat vendore ambasadorit të ShBA-së i janë përcjellë shqetësimet për akuzat e Trumpit ndaj udhëheqjes së Islamabadit.

Sekretarja e Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, Tehmina Janjua nga ambasadori Hale kishte kërkuar sqarime në lidhje me postimin e Trumpit.

Ndërkohë Kryeministri Shahid Hakan Abbasi thërriti mbledhjen e kabinetit qeveritarë për ti bërë një vlerësim situatës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit