0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Pakistan, qëllohet për vdekje një Komandant i Talebanëve

Më të lexuarat

Një komandant i lartë i talebanëve të Pakistanit u qëllua për vdekje nga persona të armatosur rajonin verior të provincës Vaziristan. Lajmin e bënë të ditur burimet e sigurisë dhe anëtarët e familjes së komandantit.
Asmatullah Shaheen ishte në listën e më të kërkuarve nga ushtria pakistaneze, dhe për kapjen e tij ishin ofruar 120.000 $. Ai u emërua si shef i përkohshëm i talebanëe të Pakistanit pas vrasjes së Hakimullah Mehsud, lideri i mëparshëm që u vra nga forcat amerikane.
Bisedimet e paqes midis qeverisë pakistaneze dhe talebanëve filluan më 6 shkurt, por u ndërprenë javën e kaluar, pasi kryengritësit konfirmuan ekzekutimin e 23 burrave nga një forcë paraushtarake e qeverisë në shenjë hakmarrje për vrasjen e luftëtarëve të tyre nga ana e forcave të ushtrisë.
I vrari Shaheen u konsideruar si një nga komandantet qe i ka perkrahur bisedimet e paqes, sipas burimeve të afërta me talebanët .
Dështimi për të arritur një zgjidhje të negociuar e ka rritur tensionin dhe praninë ushtarake në Vaziristanin e Veriut, rajon ky në kufi me Afganistanin.
Të dielën, avionët luftarakë pakistanezë kanë sulmuar militantët në zonat fisnore të kufirit afgan. Ushtria tha se ata vranë të paktën 38 persona në sulmet e fundit.
Të shtunën, të paktën nëntë vetë u vranë në sulme të ngjashme në qarkun Hangu. Më 20 shkurt, 15 militantë të dyshuar u vranë kur avionët ushtarakë bombarduan zonën Mir Ali në Vaziristanin e Veriut. /mesazhi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit