16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Erdogan ripohon mbylljen e shkollave parapërgatitore të Gylenit

Më të lexuarat

Kryeministri i Turqisë Rexhep Tayip Erdogan ripohoi të shtunën se qeveria do të mbyllë të gjitha qendrat private parapërgatitore dhe do të bëjë konvertimin e tyre në shkolla konvencionale private.
Erdogan vizitoi dy provincat lindore të shtunën për të marrë pjesë në mitingjet e para të zgjedhjeve lokale që kur filloi fushatën zgjedhore të mërkurën.
“Shkollat shtetërore do të sigurojnë mësim shtesë pa pagesë për fëmijët në fundjavë, nëse është e nevojshme,” tha ai.
Erdogan tha gjithashtu se rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme lokale do të jenë jetike për të ardhmen e Turqisë dhe zgjedhjet i quajti një “luftë të re për pavarësi.”
“Ju do të jepni vendimin përfundimtar më 30 mars. Ju do të caktoni nëse duhet të ndalen së vepruari strukturat paralele brenda shtetit, ” tha Erdogan në fjalimin e tij në Sivas , duke iu referuar polemikave që një qeveri nën hije ishte themeluar nga gjyqësori, policia dhe mediat që për synim kishin qeverinë.
” Ato duar të pista nuk do të arrijnë qëllimet e tyre në këtë vend. Ne pa hezitim do të përgjigjemi në mënyrën e duhur ndaj tyre,” tha ai./mesazhi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit