2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pakistan, 52 të vdekur nga shpërthimi në një faltore

Më të lexuarat

Së paku 52 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi në një faltore sufiste në Pakistanin veriperëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Shpërthimi ka ndodhur në një vend kulti në provincën e Ballokistanit që vizitohet nga mijëra pakistanez anembanë vendit.

Zyrtarët policorë thonë se sulmi është kryer nga një sulmues vetëvrasës, ndërkohë që mediat lokale raportojnë se prapa sulmit qëndron një grup sirian i DEASH-it.

Zyrtari i organizatës humanitare “Edhi Foundation”, Hakeem Laasi, i angazhuar në operacionin për shpëtimin e të plagosurve tha se shumica e të vdekurve kanë ndërruar jetë nga shkaku i pamundësisë që me kohë të transferohen në spital, ndërkohë që disa të tjerë kanë vdekur nga rrëmuja e shkaktuar pas shpërthimit i cili ka shkaktuar panik në mesin e pelegrinëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit