2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Pajtimi i fuqive islame, Erdogan: Radhën e ka Saudia!

Më të lexuarat

Pas Emirateve, presidenti turk lajmëroi erë të re dhe Egjiptin e Bahreinin

Bota islame, së paku ajo e Lindjes së Mesme, me vendet me të fuqishme të saj, duket se po shkon drejt një pajtimi të madh. Kështu, siç paralajmëroi presidenti turk Erdogan, pas Emirateve radhën e ka Saudia, një tjetër vend me fërkime deri dhe historike me Turqinë, për t’u afruar me këtë të fundit.

Erdogan theksoi se vendi i tij po përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet me Arabinë Saudite, duke shtuar se është e mundur që marrëdhëniet turko-egjiptiane të përmirësohen në periudhën e ardhshme dhe se ka projekte të reja bashkëpunimi mes dy vendeve.

Lidhur me zhvillimet e fundit në marrëdhëniet e Turqisë me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), presidenti turk theksoi se “hapi i ndërmarrë me administratën e Abu Dhabit është një hap historik”. Ai theksoi se po përgatitej të vizitonte Emiratet e Bashkuara Arabe në shkurt, në përgjigje të një vizite të fundit të trashëgimtarit të fronit të Abu Dhabit, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan në Ankara.

Presidenti turk bëri të ditur se po zhvillohen bisedime edhe me Bahreinin dhe se zyrtarët e Bahrejnit do të vizitojnë Ankaranë në periudhën e ardhshme për të zhvilluar takime dhe bisedime për përmirësimin e bashkëpunimit.

“Ne kemi mundësinë e një bashkëpunimi shumë serioz me vendet e Gjirit, dhe ekonomitë tona plotësojnë njëra-tjetrën. Ka edhe projekte të reja bashkëpunimi për përfitim reciprok, të cilat i vlerësojmë si mundësi për investime të përbashkëta”, shtoi presidenti turk.

Kjo atmosferë pajtimi po vjen pas përfundimit të një Krize trevjeçare të Gjirit, ku katër vende arabe – Saudi, Egjipt, Emirate dhe Bahrein – i bënë bllokadë Katarit, aleatit më të ngushtë të Turqisë në Gji.

Por tani duket se inatet po ia lënë vendin bashkëpunimit. /tesheshi.com/   

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit