2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Pajaziti: Gyleni është terrorist

Më të lexuarat

Personi i cilësuar si orkestruesi i grusht shtetit në Turqi Fetullah Gylen është terrorist, i cili përdor fenë për të indoktrinuar njerëz që më pas do të shfrytëzoheshin për kauzë të dikujt tjetër. Kështu thotë njohësit i rrethanave turke Ali Pajaziti. Gjatë një interviste në televizionin “Shenja”, Pajaziti alarmoi për natyrën e rrezikshme të kësaj organizate e cila ka krijuar struktura paralele brenda kierarkisë shtetërore. Ka hapur shkolla, media dhe institucione të tjera që shfrytëzohen për propagandë kundër Qeverisë turke.

“Pati tentativë për një grusht shtet. Gjegjësisht organizata e quajtur Feto e cila është një organiazatë ameboide, një organizatë e nëntokës, një organizatë sekrete dhe mistike, tentoi që të marrë pushtetin në duart e veta nga një Qeveri e zgjedhur përmes institucioneve të veta të krijuara si shkollat, kurset, universitetet dhe mediat. Imagjinoni në Turqi kanë pasur një gazetë jashtëzakonisht të fortë Zamani dhe kanë pasur një rrjet të mediumeve elektronike sikur që ka qenë Sananjollu, Mehtap TV dhe të tjera përmes të cilave faktikisht kjo organizatë bënte propagandë dhe ende sot e kësaj dite mundohet përmes metodave të tjera të bëjë larje të trurit të qytetarëve”, deklaroi profesori universitar Ali Pajazit në Tv Shenja.

Tentativat e tilla propaganduese sipas Pajazitit, kanë një historik shumë të gjatë por kjo e fundit ishte më e dukshmja dhe me seriozja. Ai vlerëson se Turqinë e shpëtoi populli i mobilizuar nga të përzgjedhurit e saj, nëpërmjet mediave që raportonin drejtë.

“Populli turk tregoi një vetëdije të lartë demokratike. Populli e mbrojti votën. Ndodhi populli me një fjalë, ndodhi rruga. Qytetari i rëndomtë i cili kishte dhënë votën në kutinë zgjedhore doli dhe tha jo, tankset dhe uniforma ushtarake nuk e kanë vendin në rrugë por në kazerma, atje duhet të qëndrojnë”, shtoi më tej ai.

Sipas Pajazitit, organizata FETOe Fetullah Gylenit e cila tentoi grusht shtetin është shumë specifike dhe e rrezikshme pasi që vepron në mënyrë të padukshme. Pjesërisht eksponohet në momente që synon të krijojë ndonjë rend apo rregull të ri. Edhe njëherë Pajaziti rikujtoi se në pushtet vihet nëpërmjet zgjedhjeve me votën e popullit në mënyrë demokratike. E jo me grusht shtet dhe me përdorimin e ushtrisë si mekanizën i cili është krijuar për të mbrojtur popullin e jo për ti kthyer pushkën e blerë me paratë e tij.

Ferikan Iljazi /SHENJA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit