-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Pagesa në Rrugën e Kombit, sherr që në ditën e parë në mes të kosovarit dhe punëtorit të sportelit (Video)

Më të lexuarat

Sipas mediave shqiptare, prej kësaj të mërkure kush do të kalojë në Rrugën e Kombit duhet të paguajë. Kjo pasi që, sipas tyre, kompania kocensionare nisi aplikimin e pagesës për mjetet sipas tarifave të përcaktuara.

Siç raporton oranews.al, për të kaluar në Rrugën e Kombit tani paguhet nga 2.5 euro për motorë, në 5 euro për makinat e vogla dhe deri në 22.5 euro për kamionët e mëdhenj.

Taksa e qarkullimit në Rrugën e Kombit u vendos pas dhënies me koncension të mirëmbajtjes dhe përfundimit të saj.

Ndërkohë, mediat raportojnë se vendimi i qeverisë shqiptare është kundërshtuar nga banorët e Kukësit si dhe komuniteti i biznesit në Shqipëri dhe Kosovë.

Dhe, së paku në bazë të asaj që shihet në një video të publikuar nga mediat shqiptare, që në ditën e parë ka pasur një sherr ndërmjet një shoferi nga Kosova dhe punonjësit të sportelit për pagesë.

“Konflikti” i tyre ka ardhur, siç thuhet më tej, për shkak se automjetet që vijnë nga Kosova bëjnë pagesën në euro, ashtu siç është përcaktuar nga qeveria, ndërkohë që personeli i sportelit e kthen kusurin në lekë – gjë të cilën nuk e ka pranuar shoferi kosovar.

Për të parë në detaje se për çfarë bëhet fjalë, shihni videon më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=7LEaSH5mS-s

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit