2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Pagat më të larta në rajon, ja ku radhitet Kosova

Më të lexuarat

Në një raport të fundit, Eurostat ka publikuar statistikat lidhur me pagat e vendeve të Ballkanit, përcjell albinfo.ch.

Nëse punon në Shqipëri, paga që merr në fund të muajit është më e ulëta në gjithë rajonin – pas saj renditet Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe në vendin e parë është Mali i Zi.

Ndërsa, pagat më të larta në rajon, sipas profesionit, ndahen në Mal të Zi për bankierët me rreth 1500 euro në muaj.

Mësuesit shqiptarë paguhen mesatarisht 20-50% më pak se në vendet e tjerë fqinjë (gati 560 euro).

Për Eurostat, Shqipëria ka sot mesataren e të ardhurave për kokë banori, sa 31% e mesatares së vendeve evropiane.

Deri më 1 janar 2020, 21 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë paga minimale kombëtare: vetëm Danimarka, Italia, Qipro, Austria, Finlanda dhe Suedia nuk kanë një minimum për pagën.

Sipas Eurostat, pagat minimale mujore në përgjithësi janë nën 600 € në lindje dhe mbi 1.500 € në veri-perëndim të BE-së. 21 Shtetet anëtare të BE-së që kanë pagat minimale kombëtare mund të ndahen në tri grupe kryesore. /BE/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit