13.7 C
Pristina
Thursday, September 19, 2024

Padrejtësia dhe çmenduria e errët njerëzore – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Ajo që ndodh sot në Palestinë dhe Gaza është kaq e qartë dhe e dukshme, sa nuk do shumë mend për ta kuptuar, madje edhe sikur të mos njohësh historinë dhe as ligjet ndërkombëtare.

Problemi qëndron pikërisht, kur të fortët, për arsye religjioze dhe interesa politike, janë të njëanshëm e të padrejtë, në vend që të mbajnë drejtësinë që pretendojnë. Në këtë moment, lind tifozllëku i atyre që këtë të fortë e adhurojnë dhe për rrjedhojë, detyrohen të mbështesin qëndrimin e tij, edhe përtej çdo logjike të objektivitetit dhe drejtësisë minimale.

Ajo që kam parë deri më sot nga komente, shkrime dhe qëndrime të ndryshme, në mbrojtjen që i bëjnë krimeve të shtetit sionist, janë vetëm akuza dhe shpifje të ulëta në adresë të atyre që janë në krah të së drejtës dhe Palestinës, dhe asnjë argument për të qenë. Edhe ato pak argumente periferike dhe dytësore që japin në favor të Izraelit, ana tjetër ka dhjetëfish më shumë dhe më të forta.

Tani ky tifozllëk i turpshëm që përligj krimin dhe hiperbolizon fajin e viktimës, dhe këtë e bën thjesht nga tifozllëku për të fortin dhe adhurimi që ka për të, si dhe urrejtja patologjike që ka ndaj kundërshtarit, nuk mund të prodhojë vetëm se një tifozllëk kundërshtar, që fillon e mbron viktimën dhe të drejtën përmes një ekstremizmi tjetër, që degradon po ashtu në qëndrime të padrejta, edhe pse shumë herë më pak sesa pala tjetër.

Kështu që sa më e madhe të jetë padrejtësia, ajo do të shkaktojë tifozllëk mediatik, politik e social edhe më të frikshëm mes njerëzve, dhe praktikisht i çmend ata kolektivisht, duke krijuar tensione dhe përplasje sociale.

Prandaj jo më kot, Profeti i Zotit e ka cilësuar padrejtësinë si errësirë në botën tjetër, sepse ajo errëson që në këtë botë mendjen dhe shpirtin e të gjithëve, kujt më shumë e kujt më pak.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit