1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Padi Zuckerberg-ut nga 33 shtete amerikane: Na morri në qafë fëmijët!

Më të lexuarat

Dëmi në shëndetin mendor nga dy rrjete sociale, çështja në gjyq

Gjithsej 33 shtete amerikane, përfshirë Kaliforninë dhe New York-un, paditën kompaninë Meta për, siç thonë ata, dëmtim të shëndetit mendor të të rinjve dhe dizajnim të vetëdijshëm të veçorive në Instagram dhe Facebook që i bëjnë fëmijët të varur nga ato rrjete sociale.

Padia, e paraqitur në gjykatën e Kalifornisë, pretendon se Meta mbledh në mënyrë rutinore të dhëna për fëmijët nën moshën 13 vjeç pa pëlqimin e prindërve të tyre, në kundërshtim me ligjin federal.

“Fëmijët dhe adoleshentët vuajnë nga shëndeti i dobët mendor dhe kompanitë e mediave sociale si Meta janë fajtorë”, tha Letitia James, prokurorja e përgjithshme e New York-ut.

Sipas saj, kompania “përfitoi nga dhimbja e fëmijëve duke projektuar qëllimisht platformat e saj me karakteristika manipuluese që i bëjnë fëmijët të varur prej tyre, ndërsa ulin vetëbesimin e tyre”.

Një sondazh i Qendrës Kërkimore Pew tregoi se pothuajse 95 për qind e të rinjve, të moshës 13 deri në 17 vjeç, në SHBA përdorin rrjetet sociale, dhe më shumë se një e treta e tyre thanë se i përdorin ato “pothuajse vazhdimisht”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit