2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Pacolli udhëtoi në Uganda, premton njohjen e Kosovës nga ky shtet

Më të lexuarat

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli nëpërmes llogarisë së tij në Facebook ka njoftuar se ka biseduar me presidentin ugandas, Moseveni, duke thënë se Ministria e Punëve të Jashtme të Ugandës do të dërgojë notën e premtuar verbale për njohjen e Republikës së Kosovës.

Ai ka udhëtuar mbrëmë drejt Kampalas, kryeqytetit së Ugadës, vendi që sipas Pacollit, do të mbështesë integrimin ndërkombëtar të Kosovës.

Postimi i plotë i Behgjet Pacollit:

Mbrëmë udhëtova për në Uganda. Arrita në orët e hershme në Kampala, kryeqytetin e Ugandës, dhe menjëherë udhëtova për në vendin e takimit me Presidentin Moseveni, disa qindra km nga Kampalla.

Në një takim të gjatë dhe miqësor, diskutuam për hapat e mëtutejshëm në mënyrë që ky shtet të perfeksionojë formalisht njohjën e Kosovës. Gjegjësisht Ministria e Punëve të Jashtme të këtij shteti ta dërgojë notën e premtuar verbale për njohjën e Republikës së Kosovës.

Një është e sigurt, se Uganda do ta mbështesë integrimin ndërkombëtar të Kosovës.

Diskutuam edhe strategjinë për qasje të përbashkët të Ugandës për Angolën, Afrikën e Jugut dhe Etiopinë ku Presidenti Moseveni gëzon respekt të veçantë. Po ashtu, kemi rënë dakord për një takim të ardhshëm pas Zgjedhjeve Presidenciale të muajit shkurt.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit