1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Pacolli: Në vend të kampusit universitar mund të ndërtohet një Xhami supermoderne

Më të lexuarat

Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli ka se pas përfundimit të zgjedhjeve ka arritur të bëjë marrëveshje me Shpend Ahmetin.

“Besoj që jam një partnerë i mirë. Interesi im është që ti shtyj projektet e mia që qytetarët i kanë si vizion për Prishtinën. Ne kemi një program të përbashkët për katër vitet e ardhshme”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se kërkesat e tij për bashkëpunim me kandidatët tjerë kanë qenë dy pika.

“Dislokimi i kampusit universitar dhe zhvendosja e administratës qendrore nga brendia e qytetit në periferi, komplet administratën. Është projekt që ia vlen dhe që do të bëhet në partneritet me sektorin publiko privat. Kur kampusi të zhvendoset në periferi atëherë aty krijohet një zonë e lirë dhe në këtë zonë mund ta ngrisim një objekt kulti të komunitetit islam ashtu siç është katedralja. Është projekt supermodern me 20 kupola”, ka thënë ai në TV Dukagjini .

Pacolli ka thënë se beson që do ta ketë mbështetjen e VV-së.

“Është projekt që do të duhej të mbështetej. Lokacioni që iu është ndaër nuk është adekuat dhe do t’iu përshtatej. Unë jam praktikues i riteve të fesë islame dhe të premteve shumë besimtar i kryejnë ritet fetare në rrugë. Kjo nuk është e drejt andaj ne jemi të shtyer t’iu ofrojmë kushte të gjitha komuniteteve islame”, ka thënë ai./arbresh.info

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit