0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Pacolli i reagon islamofobit Blerim Latifit: Universiteti dhe xhamia do të ndërtohen

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli i ka reaguar ish-këshilltarit të Kadri Veselt, Blerim Latifi, i cili ka thënë se projekti i Pacollit për Universitetin e Prishtinës është anti kombëtar.
Pacolli me anë të një postimi në facebook, ka thënë se Latifi ka fyer mbi 90 përqind e muslimanëve në Kosovë.

Pacolli ka mbrojtur idenë e tij për ndërtimin e një Universiteti modern dhe një xhamie me arkitekturë moderne.

Postimi i plotë i Pacollit:

Blerim, po tē përgjigjëm në letrën tëndë shkurt;

Derisa me kritikon mua dhe perspektivën time zhvillimore për Prishtinën mund të trajtohët si një çështje në mes nesh dhe kjo është e drejtë, por ju nuk keni të drejtë të fyeni dhe baltosni mbi 90% të kombit tim (besimtarët musliman).

Të them se nuk ke të drejtë dhe e konsideroj si fyerje të rëndë.

Ne jemi një komb që vlerë kombëtare e ka tolerancën ndërfetare. Këtë vlerë duhët ta mbrojmë me fanatizëm. Këtë vlerë na e kanë zili edhe vendet më të civilizuara.

I nderuar Blerim,

Universitet modern do të ndërtohet, Xhamia me arkitekturë moderne do të ndërtohet, dhe do të jetë atraksion kulturor e turistik, Qendra moderne evropiane e Prishtinës do të ndërtohet. E di se në fund do të të pëlqejnë shumë./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit