-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pacolli: Askush nuk duhet të shqetësohet për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë, duhet të jemi mirënjohës ndaj Turqisë

Më të lexuarat

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se ndërtimi i Xhamisë së Madhe në Prishtinë nuk duhet ta shqetësojë askënd.

Pacolli ka thënë se kosovarët duhet të jenë mirënjohës ndaj Turqisë për gjestin e tyre.

“Xhamia e Re, askush nuk ka arsye të shqetësohet për ndërtimin e xhamisë se re në Prishtinë. Arkitektura e saj është shprehje e ndjenjave kulturore e fetare të shumicës së popullatës të besimit Islam të vendit. Ne duhet të jemi mirënjohës Turqisë dhe donatorëve tjerë për gjestin e tyre”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Më tej, kreu i AKR-së ka thënë se “Kosova është një shembull për botën kur bëhet fjalë për tolerancë fetare e diverzitet etnik e demografik. Le të vazhdojmë të jemi kështu”.

Ndryshe, sot është protestuar kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, e cila do të ndërtohet në lagjen “Dardania”

Projekti parashihet të kushtojë mbi 30 milionë euro dhe është i financuar nga Bashkësia Islame e Turqisë.

Ndërtimi i xhamisë parashihet të zgjasë rreth tri vite nga koha e fillimit të realizimit të projektit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit