8.6 C
Pristina
Friday, January 24, 2025

“Pa turqit, atmosfera e haxhit ngelet e mangët”

Më të lexuarat

“Turqit janë pjesë e haxhit. Nëse nuk shihni haxhinj turq, atmosfera e haxhit ngelet e paplotësuar dhe e mangët”, tha ministri saudit i Haxhit dhe Umres Salih Tahir bin Benten

 

MEKË (AA) – Halil Çelik

Atmosfera e haxhit do të ishte e mangët po të mos ishin haxhinjtë turq, tha ministri saudit i Haxhit dhe Umres, Salih Tahir bin Benten.

Bin Benten priti në zyrën e tij gazetarët e huaj të cilët kanë shkuar në Arabinë Saudite për të ndjekur përgatitjet për haxh pas ftesës së Ministrisë së Medias.

“Turqit janë pjesë e haxhit. Nëse nuk shihni haxhinj turq, atmosfera e haxhit ngelet e paplotësuar dhe e mangët”, tha bin Benten pas një pyetjeje të gazetarit të Anadolu Agency (AA) në lidhje me sezonin e haxhit dhe haxhinjtë turq.

Bin Benten tërhoqi vëmendjen se haxhinjtë turq vijnë në tokat e shenjta duke i menduar të gjitha nevojat dhe duke zbatuar një rend dhe saktësi të plotë.

“Ne asnjëherë nuk kemi pasur ankesa ndaj haxhinjve turq. Ata fokusohen në adhurimin e haxhit. Asnjëherë nuk hyjnë në zënka me askënd dhe nuk i shqetësojnë haxhinjtë tjerë”, shtoi ministri saudit.

Po ashtu, bin Benten tha se ndihen krenar nga prania e haxhinjve turq dhe i paralajmëroi haxhinjtë të ruhen nga ekspozimi në diell.

– Mega projektet e reja

Bin Benten para gazetarëve i shpjegoi edhe mega projektet e planifikuara për rritjen e numrit të haxhinjve nga mbarë bota.

Ai tha se vizioni 2030 i Arabisë Saudite përfshin ofrimin e shërbimeve të nivelit të lartë për haxhinjtë.

“Ne po realizojmë projekte kostoja e të cilave arrin në 30 miliardë dollarë. Në saje të kësaj, ne synojmë të përmbushim kërkesat për objekte dhe shërbime të haxhinjve numri i të cilëve rritet çdo vit”, tha ministri saudit i Haxhit dhe Umres.

Ai theksoi se këtë sezon të haxhit presin që mbi tre milionë muslimanë t’i vizitojnë tokat e shenjta, ndërsa shtoi se Projekti i Trenit të Shpejtë Haramejn i cili përfshin Meken, Medinen dhe Xhiden do të japë kontributin më të madh në transport.

Ministri saudit po ashtu njoftoi një projekt prej 500 ndërtesash banimi për haxhinjtë si dhe aeroportin e dedikuar për haxhinjtë në Xhide.

– Projekti “Fshati Global Musliman”

Bin Benten tha se synimi i tyre është ta shndërrojnë haxhin dhe umren në një vizitë me “zero shqetësime”, duke i shpalosur më tej detajet e projektit “Fshati Global Musliman” në të cilin do të reflektohen kulturat e të gjitha shteteve muslimane.

“Në kuadër të këtij projekti, mbretëria do të ndërtojë një fshat 40 kilometra larg Mekes. Muslimanë që vijnë nga mbarë bota do të ndërtojnë hapësirat e veta kulturore këtu dhe, për më tepër, do të kenë mundësi të shesin produktet e tyre siç janë ato artizanale”, tha bin Benten.

Ministri saudit paralajmëroi se brenda 2-3 viteve do të realizohet edhe projekti i metrosë i cili do ta lidhë rajonin edhe me qytetet e tjera dhe zhvillimin e aplikacioneve të sinkronizuara me teknologjinë e komunikimit të mençur.

“Deri në vitin 2030, haxhi do të organizohet tërësisht me teknologji moderne”, theksoi ministri i Haxhit dhe Umres i Arabisë Saudite, Salih Tahir bin Benten.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit