2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Pa siguri në konvikte

Më të lexuarat

Sa hap e mbyllë sytë zhduken gjërat nga dhoma, kjo gjë ndodh vetëm në konviktet e vajzave në Prishtinë. Nuk je e sigurtë për asgjë, sepse po ndodhin gjëra të tmerrshme nga persona të pamëshireshëm dhe pa ndërgjëgjje,por ka arritur ajo kohë që nuk ja vlen të banosh në konvikte sepse nuk ka siguri të mjaftueshme.

Ka lloj-lloj persona që banojnë në konvikte, duke cekur edhe ata persona ilegal që banojnë aty pa lejen e askujt hynë e dalin kur dëshirojnë. Kur të shikosh anash thua me vete deri këtu kemi ardhur, nuk je e sigurtë që ta lësh çelësin në recepsion gjë që e kemi obligim, ngase kur të kthehesh se gjenë më, por ndodh që e marrin çelësin dhe e kthejnë brenda 1-2 orëve vetëm deri sa t`a bëjnë kopje. Kanë ndodhur shumë vjedhje, në konviktet e Prishtinës në përgjithësi nuk ka fare siguri, këto gjëra ndodhin nga persona mashtures dhe që nuk janë banorë të konviktit, nuk e di si nuk kanë turp nga gjërat që bëjnë ato hajdute po i quajë! Duhesh pa tjetër që ta ndërrosh tërsishtë dorezën dhe çelësin dhe t`i mbashë vetëm për vete , por prapë është rrezik. Në konvikte duhet të ketë siguri të madhe për ne studentët sepse ne jemi e ardhmëja, nuk duhet të lejohen të hynë persona të panjohur të cilët nuk banojnë në konvikte .Ka edhe raste kur kanë hyrë edhe gra falltore nga Shqipëria derë më derë, ato nuk hynë për qëllim të mirë andaj ja qfarë sigurie ka në konviktet e Prishtinës e tmerrshme. Shpresoj se me kohën do të rregullohen të gjitha këto gjëra që janë në dëm të së ardhmës dhe të rinjëve të Kosovës. /BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit