2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Pa një xhami “zyrtare”: edhe muslimanët kubanezë mbajtën Ramazan

Më të lexuarat

Muslimanët kubanezë mbajtën Ramazan edhe pse kanë pengesa. Pa një xhami “zyrtare”, ndjekësit kubanezë të Islamit bënë më të mirën për të performuar agjërimin e muajit të shenjtë dhe për të praktikuar besimin e tyre.

Ata flasin pak arabisht dhe nuk kanë një xhami si ato që kanë vendet e tjera, mirëpo komuniteti i vogël musliman në Kubë e praktikon besimin dhe do të shënojnë edhe fundin e Ramazanit me aktivitete festive.

Në lagjen e vjetër të Havanës mund të shohësh një minaret të bardhë e të gjelbër në ndërtesën e stilit kolonial. Këtu muslimanët kubanezë mblidhen tashmë prej dy vjetësh.

Brenda, muret e hollit të faljes janë të dekoruara me kaligrafi në gjuhën arabe dhe me një flamur palestinez. Kopje të Kuranit janë përkthyer në spanjisht.

“Salam aleikum,” thotë një burrë me një buzëqeshje në fytyrë që mban emrin Havier dhe fton në arabisht vizitorët të hyjnë në xhami.

Ai ka lindur katolik, por u konvertua në Islam dy vjet më parë.

“Teksti i Biblës më dukej i papërfunduar, ndaj edhe ndryshova besim”, thotë ai për vendimin e marrë, i pazakontë në një vend ku 70 për qind e popullsisë ndjekin një përzierje të krishtërimit dhe besimeve afro-kubaneze.

Në Kubë, jetojnë pothuajse 10 mijë muslimanë, më pak se 0.1 për qind e popullsisë së kombit ishullor. Sipas ekspertëve, Islami u soll në Kubë nga studentët muslimanë që erdhën nga vende si Pakistani në vitet 1970-1980.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit