-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

OTA GJNP: Pengimi i dërgimit të ndihmave në Gaza mund të jetë krim lufte

Më të lexuarat

“Do të doja të ritheksoj me shprehjet më të qarta të mundshme se bllokimi i qëllimshëm i furnizimeve me ndihma për civilët (në Gaza) mund të përbëjë krim lufte sipas statutit të Romës të GJNP-së”, tha Kryeprokurori Karim Khan

Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJNP), Karim Khan, paralajmëroi se pengesa me qëllim e dërgimit të ndihmave për civilët në Gaza mund të vlerësohet si krim lufte, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga llogaria e tij X, Khan theksoi duhet të lejohet menjëherë hyrja e ndihmës me përmasa të gjera në Gaza, duke iu referuar një letre që Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, i dërgoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së (KS-OKB) që rikujton nenin 99 i cili përfshin përdorimin për herë të parë të kompetencës së jashtëzakonshme për të parandaluar një fatkeqësi humanitare në Gaza dhe për të ruajtur paqen botërore.

“Do të doja të ritheksoj me shprehjet më të qarta të mundshme se bllokimi i qëllimshëm i furnizimeve me ndihma për civilët (në Gaza) mund të përbëjë krim lufte sipas statutit të Romës të GJNP-së”, tha Kryeprokurori Karim Khan

Guterres në letrën e dërguar KS-OKB-së, deklaroi se civilët në Gaza janë në rrezik të madh për shkak të sulmeve izraelite, se nuk ka vend të sigurt për të mbrojtur civilët dhe se sistemi shëndetësor ka rënë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit