0.1 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Osmani sqaron deklaratën për Izraelin: Ne e mbajtën anën e BE-së!

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në Click Plus ka sqaruar deklaratën e tij dhe të Ministrisë në lidhje me luftimet mes Izraelit dhe Gazës.

Ka deklaruar, se “Qëndrimi i MPJ-së është i qartë. Dhe ne e shpërndamë qëndrimin e BE-së dhe u pajtuam për qëndrimin”.

“Ne si vend kandidat jemi të obliguar të harmonizojmë qëndrimet me politikën e jashtme të BE-së. Atë qëndrim që e kanë vendet e BE-së, atë qëndrim do ta kemi edhe ne”, ka sqaruar më tej Osmani.

Më tej ai ka bërë të ditur, se shtetet tjera, si Shqipëria kanë harmonizim të qëndrimeve deri në 100%, kurse Maqedonia e Veriut është në 94%/

“Bashkimi Evropian dhe Maqedonia e Veriut e mbështet zgjidhjen finale të konfliktet atje, kërkon deeskalim të situatës dhe të ndalohet sulmi ndaj civilëve”, tha më tej Osmani duke cituar qëndrimin e MPJ-së për sulmet në Gaza.

I pyetur, se a u reshtua në anën e Izraelit me këtë qëndrim, Osmani me përgjigje: “Ne mbajtëm qëndrimin e BE-së”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit