4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Osmani pas takimit me senatorët amerikanë: Serbia duhet t’i dorëzojë sulmuesit terroristë të sulmit në Banjskë të Zveçanit

Më të lexuarat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch.

Osmani pas takimit në një konferencë për media ka thënë se me dy senatorët amerikanë kanë biseduar për zhvillimet e fundit në veri, transmeton Telegrafi.

“Çdo vizitë e zyrtarëve nga SHBA është një dritare e re për avancimin, konkretizimin të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Senatorë dua të ju falënderoj për mbështetjen dhe angazhimin për të ndihmuar vendin tonë, rajonin tonë, dhe për të krijuar stabilitet. Natyrshëm që biseda jonë u përqendrua për zhvillimet e fundit në vend, në veçanti në aktin terrorist kundër Kosovës të organizuar dhe sponsorizuar nga Serbia dhe të kryer nga grupe terroriste”, është shprehur ajo.

Presidentja Osmani deklaroi se dy senatorët i ka informuar për sulmin terroristë më 24 shtator, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

“Senatorët i informova për rrjedhën e ngjarjes, për dëshmitë e siguruara nga institucionet tona dhe si dhe hapat që Kosova në koordinim me partnerët e saj që po ndërmerrë për të tejkaluara sfidat e sigurisë. Synimet e këqija të Serbisë nuk mjaftohen vetëm me Kosovën, por janë paralajmërim i qartë se Serbia duke shërbyer si satelit i Rusisë, ka për qëllim të destabilizojë tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shtoi ajo.

Tutje, ajo tha se “regjimi i Vuçiqit jo që nuk distancohet nga veprimet terroriste, por ka vendosur që të ju ofrojë mbrojtje”

“Serbia të mbahet përgjegjëse, t’i dorëzojë terroristët në Kosovë. Do të kërkojmë drejtësi për heroin Afrim Bunjaku. Republika e Kosovës është e palëkundur”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit