-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Osmani në takim me Odën Ekonomike të Stambollit: Koncept të ri të veprimit të planit të jashtëm ekonomik

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot mori pjesë në ueb-konferencën me Odën Ekonomike të Stambollit, në temën: “Mundësitë tregtare dhe investuese me Republikën e Maqedonisë së Veriut, njoftojnë nga MPJ.

Nga atje thonë se Osmani informoi se Ministria e Punëve të Jashtme përgatiti koncept të ri të diplomacisë ekonomike, me qëllim të krijimit të kushteve për përdorimin e potencialeve ekonomike që Republika e Maqedonisë së Veriut i ka me shtetet e tjera.

“Krijuam koncept të ri të veprimit të planit të jashtëm ekonomik, përmes qasjes ‘tailor made’ me qëllim avancimin e marrëdhënieve ekonomike me vendet e tjera me të cilat ka potencial për tërheqjen e investimeve, rritjen e shkëmbimit tregtar dhe tërheqjen e turistëve. Koncepti nënkupton dërgimin e këshilltarëve ekonomikë pikërisht në ato shtete/rajone” theksoi MPJ Osmani, duke potencuar se Republika e Turqisë, si partner ekonomik i rëndësishëm, është një nga destinacionet e para në të cilën Ministria e Punëve të Jashtme punon dhe do të dërgojë këshilltar ekonomik.

Në ueb-konferencë prezantoi edhe drejtori i Drejtorisë ZZHTI, Jovan Despotovski, i cili i prezantoi konceptin e ri për tërheqjen e investimeve dhe mundësitë e kompanive turke.

“E hapim vendin për të gjithë investitorët që do të sjellin vlerë më të madhe të shtuar, vende pune të qëndrueshme dhe paga më të larta për bashkëqytetarët tanë. Me konceptin e ri të tërheqjes së investimeve vetëm në 5 muajt e fundit arritëm të nxisim interes te mbi 30 kompani ndër të cilat edhe nga Turqia, me të cilët negociuam për investime prej mbi 425 milion euro. Katër kompani turke tashmë po investojnë 15 milion euro që duhet të sjellin mbi 200 vende pune” , tha Despotovski.

/tetovasot/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit