1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Osmani i kundërpërgjigjet Veliut: Çfarë duhet partia kur Kosova rrezikon të shndërrohet në shtet të dështuar

Më të lexuarat

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj deklaratës së nënkryetarit Agim Veliu, i cili kritikoi Vetëvendosjen për qasjen rreth arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje, i cili ndër të tjera kishte thënë se veprimet e ditëve të fundit të VV-së s’janë përpjekje serioze për ndërtimin e institucioneve.

Deklaratave të Veliut i cili kishte thënë se VV-ja donte ta nënshtronte e nënçmonte LDK-në si dhe “kërkesat e sotme të VV-së shkojnë edhe më larg, në synimin e tyre që LDK të shkëputet nga e kaluara e saj evropiane dhe euroatlantike”, i është kundërpërgjigjur Vjosa Osmani, duke thënë se në kohën kur u tentua shfuqizimi i Gjykatës Speciale, ishte vetëm Vetëvendosja që doli bashkë me LDK-në për “të mbrojtur shtetësinë, miqësitë dhe orientimin properëndimor të vendit”.

Kandidatja e LDK-së për kryeministre në zgjedhjet e fundit ka kujtuar një deklaratë të ambasadorit amerikan në atë kohë, Greg Delawie kur kishte thënë “çfarë ju duhet partia kur nuk do të ketë më Kosovë?.

“Miqësitë që LDK-ja ndërtoi me botën demokratike janë ato që përcaktuan orientimin strategjik te vendit tonë: orientim pro-perëndimor e euro-atlantik. Para rreth dy vitesh, partitë në pushtet, ato të koalicionit PAN, filluan nismën për shfuqizimin e gjykatës speciale, e cila nga partnerët tanë u quajtë ‘thike pas shpine’, ‘rreziku më i madh në Kosovën e pasluftës’, ‘shkatërrim i miqësive’, e ‘shkelje e orientimi euro-atlantik’. Meqë miqtë tanë ndërkombëtarë dhe kërkesat e tyre injoroheshin nga Presidenti i vendit dhe partitë në pushtet, që të gjithë u drejtuan tek zyret e LDK-së. Sërish, ishte pikërisht LDK-ja, vendi ku do të mbrohej shtetësia, miqësitë dhe orientimi pro-perëndimor i vendit. Por këtë nuk mund ta bënim vetë. Ishte vetëm një parti që i doli në krah përpjekjeve të LDK-së atë ditë: Lëvizja Vetëvendosje. Atë mbrëmje, për këdo që e kupton politikën drejtë, është ndërtuar koalicioni i shpresës. Atë ditë, është rikonfirmuar orientimi pro-perëndimor dhe euro-atlantik. Atë nuk e bëri LDK-ja vet, e as LVV-ja vetë…por e bënë LDK dhe LVV bashkë, me bekimin e miqve tanë ndërkombëtarë”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Pyetja që shtrohet sot për kundërshtuesit, penguesit e bllokuesit e ndryshimit, në një kohë kur Kosova rrezikon të zbrazet e të shndërrohet në shtet të dështuar, është pikërisht e njëjtë me atë që Ambasadori i atëhershëm amerikan e bëri në zyrat tona në orët e vona të mbrëmjes ne v.2017 ku ishin bashkuar zyrtare nga LDK e LVV: CFARË DO JU DUHET PARTIA KUR NUK DO TE KETË MË KOSOVË?” ka përfunduar Osmani”, shkruan Osmani.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1565021130326812

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit