4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Osmanët në trojet shqiptare: si i gjykon ambasadori turk?

Më të lexuarat

Për Ahmet Yoruk, ata ishin mbrojtës dhe të ortodoksëve



Njeriu që përfaqëson Turqinë në Shqipëri, ambasadori Ahmet Yoruk, i mëshoi tezës se osmanët ishin mbrojtës të trojeve shqiptare.

Ai ofroi një shpjegim tjetër nga ai i linjës së historiografisë komuniste, ende prezente në mendësinë shqiptare, që e sheh Turqinë si pushtuese, ndërkohë që është fjala jo për Turqinë si shtet por për një perandori të kohës, kohë kur nuk funksionion shtetet-kombe.

Yoruk madje, e sheh sundimin e osmanëve në Ballkan dhe si mbrojtje të ortodoksisë prej një konflikti fetar mes të krishterëve atëbotë.


“Po ta shikojmë në aspektin historik Ballkani është një zonë e hapjes dhe përhapjes së natyrshme të shtetit osman.

Lëvizjet osmane në Ballkan nuk ishin vetëm ushtarake, por edhe kulturore, historike, sociale dhe ekonomike.

Në atë periudhë bota e krishterë po haste një përplasje të përgjakshme mes sekteve të tyre. Osmanët qëndruan pranë popujve ortodoksë që përbenin shumicën dërrmuese të rajonit.

Osmanët erdhën këtu për të mbrojtur trojet shqiptare”, tha përfaqësuesi diplomatik i Ankarasë në Tiranë, gjatë një takimi në Shkodër. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit