Kedgeree është një recetë shumë e vjetër dhe tradicionale indiane, që ka për bazë orizin, fileto salmoni ose pulë, vezë të ziera, si dhe perime të freskëta e shumë erëza.
Përbërësit:
▪ 2 lugë gjelle vaj ulliri
▪ 1 kokërr qepë mesatare
▪ 500 gram oriz
▪ 150g bizele
▪ 200 gramë peshk salmon
▪ 2 tufa koriandër
▪ 1 limon
▪ kripë dhe piper sipas dëshirës
Mënyra e përgatitjes:
Hidhni në një tigan të thellë vajin e ullirit dhe shtoni qepën e grirë hollë dhe trazojini për disa sekonda derisa të lëshohet aroma. Më pas shtoni bizelet, salmonin, kripë e piper sipas dëshirës.
Në një enë tjetër, zieni orizin derisa të mos jetë i bërë plotësisht. Shpëlajeni me ujë të bollshëm dhe më pas shtojeni atë te tigani i parë.
Përziejini lehtë të gjithë përbërësit dhe lërini edhe për rreth 5-10 minuta me kapak të mbyllur.
Zieni vezët.
Në fund servirni në një pjatancë Kedgeree, duke hedhur fillimisht orizin me perimet dhe salmonin, sipër vezët e ziera dhe kopër të grirë jo shumë hollë. Anës pjatancës servirni edhe limon të prerë në feta.