-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Orgji, seks me të mitur dhe drogë! Njihuni me skandalet seksuale që ‘njollosën’ Vatikanin

Më të lexuarat

Vitet e fundit Vatikani është përfshirë në një sërë skandalesh seksuale, duke bërë që mbarë bota ta shohë selinë e shenjtë të krishterimit me skepticizëm.
Së fundmi, policia italiane ka zbuluar një orgji homoseksuale në dhomën e një prej kardinalëve më të afërt të Papa Françeskut.
Ai u kap në një orgji homoseksuale mes disa personave që ndër të tjera kishin konsumuar dhe lëndë narkotike.
Banorët afër apartamentit të kardinalit, kanë denoncuar në polici zhurmat e çuditshme që dëgjonin çdo natë, deri sa policia i kapi në flagrancë, duke kryer orgji, pasi kishin konsumuar lëndë narkotike.

Ndër të tjerash përveç këtij rasti, skandali i fundit kishte të bënte me zyrtarin e tretë më të lartë të Vatikanit, shefin e thesarit të shtetit Papal, Kardinalin, George Pell, i cili është akuzuar për abuzim seksual me të mitur në vitet 1976-1980 kur ka qenë prift në Ballarat dhe në 1996-2001 ku ka shërbyer si Arqipevshk në Melburn.
Skandali tjetër seksual që njollosi Vatikanin nisi me arrestimin e Angelo Balduccit dhe Ghinedu Ehiemit, për akuzat për korrupsion si dhe organizim të një rrjeti prostitucioni homoseksualësh. Balducci ishte pjesëtar i “Zotërinjve të Shenjtërisë së Tij”, një grup elitar punonjësish shërbimi që shërbejnë në Vatikan në raste të veçantë. Ehiem ishte një ish pjestar i një kori elitar në Vatikan.
Në vitin 2013, “La Repubblica” botoi detajet e një raporti 300-faqësh të hartuar nga një komision i Papës për hetimin e skandalit VatiLeaks. Dosja zbuloi ekzistencën e një të ashtuquajture “konklavë homoseksualësh”, një grup anëtarësh të lartë të klerit “të bashkuar prej seksualitetit”, dhe që thuhet se është përfshirë në veprimtari seksuale me prostituta meshkuj në festa të organizuara.
Raporti la të kuptohet se kjo gjë mund të ketë rezultuar edhe në shantazhim të zyrtarëve më të lartë të Vatikanit, prej të huajve. Ka patur madje edhe pretendime që kjo çështje është e lidhur edhe me dorëheqjen e Papa Benediktit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit