0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Organizohet ceremonia e duasë dhe përcjelljes së haxhinjëve të Komunës së Gjakovës

Më të lexuarat

Organizohet ceremonia e duasë dhe përcjelljes së haxhinjëve të Komunës së Gjakovës

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë organizoi sot pas namazit të drekës duanë e përbashkët të haxhinjëve të cilët këtë vit kanë vendosur të udhëtojnë në vendet e shenjta për të kryer kushtin e pestë të Islamit, Haxhin.
Me leximin e një pjese nga Kur’ani Famëlartë ceremoninë e hapi imami i xhamisë së Hadumit, hafiz Safet ef.Hoxha, për të marr pastaj fjalën e rastit udhëheqësi i Haxhinjëve, Sekretari i KBI të në Gjakovës Ahmet ef. Hoxha, i cili pasi falënderoj Allahun e Madhërishëm, që edhe këtë vit na mundësoi t’i përcjellim haxhinjët tanë drejt vendeve të shenjta, në pika të shkurta të pranishmëve ua shpjegoi vlerat e kryerjes së haxhit 
Në fund kryeimami Visar ef. Koshi, bashkë me të pranishmit bënë Duanë e Haxhinjve
Takimi u mbajt në Xhaminë e Hadumit, në prezencë të imamëve dhe një numri të konsiderueshëm të xhematlinjve, mysafirëve e familjarëve të haxhinjëve.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë të gjithë haxhilerëve u dëshiron rrugëtim të mbarë dhe haxh të pranuar, duke lutur Allahun e Madhërishëm që haxhinjëve t’ju lehtësoj vështirësitë eventuale gjatë udhëtimit dhe kryerjes së ritualeve të Haxhit, që t’ju pranoj Haxhin, dëshirën e qëllimin dhe të kthehen me një besim më të fuqishëm, më të pastër dhe më të ngritur shpirtërisht e moralisht.
Vlen të theksohet se pas përfundimit të ceremonisë u mbajt trajnimi i kandidatëve të regjistruar për kryerjen e haxhit 2024, të mbajtur nga imami Abdurrahman ef. Bejtullahu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit