13.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

“Organizatat terroriste kanë një mision të vetëm ndaj Turqisë”

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar: “Tashmë në këtë vend askush nuk do të shpëtojë nga ato që ka kryer (pa marrë dënimin e merituar), në kuadër të shtetit ligjor do të kërkohet llogari nga të gjithë. Arrestimi i terroristit, autorit të sulmit në Ortaköy është një manifestim i rëndësishëm për sigurinë”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Të gjithë organizatat terroriste kanë një mision të vetëm, që të pengojnë dhe të sabotojnë objektivat 2023 të Turqisë, duke kërcënuar unitetin kombëtar dhe integritetin e vendit tonë. Nuk do t’ia arrijnë, ne ndoshta nuk do t’ia arrijmë, por nipërit tanë do ta shikojnë. Shpresojmë se bijtë e këtij populli do të realizojnë objektivat për vitin 2053 edhe për 2071”, është shprehur Erdoğan./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit