-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Organizatat ndërkombëtare kërkojnë nga BE-ja mbrojtjen e gazetarëve në Gaza

Më të lexuarat

“Ne po ju shkruajmë juve këtë letër për t‘ju kërkuar që të kaloni në veprim të menjëhershëm dhe të vendosur për sigurimin e kushteve të nevojshme për një gazetari të sigurt dhe që nuk përballet me kufizime”, theksohet në letër

Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) dhe 17 organizata të përbashkëta të gazetarisë në një letër dërguar Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kanë kërkuar respektimin dhe mbrojtjen e gazetarëve dhe lirinë e shtypit në Gaza, transmeton Anadolu.

CPJ dhe 17 organizata të përbashkëta të gazetarisë i dërguan një letër shefit të politikës së jashtme të BE-së lidhur me situatën e gazetarëve në Gaza, ku theksohet numri i gazetarëve të vrarë në rajon që nga 7 tetori.

“Vrasja e kaq shumë gazetarëve në një kohë kaq të shkurtër është një ngjarje e pa përjetuar më parë”, thuhet në letër.

Në letër theksohet se kjo situatë ka pasoja lokale, rajonale dhe universale për informimin e opinionit për konfliktin, përfshirë edhe qytetarët e BE-së.

“Ne po ju shkruajmë juve këtë letër për t‘ju kërkuar që të kaloni në veprim të menjëhershëm dhe të vendosur për sigurimin e kushteve të nevojshme për një gazetari të sigurt dhe që nuk përballet me kufizime”, theksohet në letër.

Në letër nga Borrell-i kërkohet që të bëjë thirrje për mbrojtjen e gazetarëve dhe respektimin e lirisë së shtypit.

Që nga 7 tetori, 119 gazetarë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës, ku ushtria izraelite vazhdon sulmet tashmë disa muaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit