LETËR NGUSHËLLIM
Selamun alejkum! Paqa,Mëshira dhe Begatitë e Allahut qofshin mbi ju!
Të nderuara familje të Durrësit,Thumanës,Tiranës!
Sot ndodhi fatkeqësia natyrore –Tërmeti që kaploi disa venbanime në Shqipëri ku patë pasoja në humbjen e më të afërmve tuaj ,me këtë rast, na lejoni, që, në emrin e Organizatave Humanitare nga Maqedonia e Veriut t’ ju shpreh ngushëllimet tona më të afërta për vdekjen e tyre!
Padyshim se humbja e tyre është një mungesë e madhe, si për familjet,të afërmit dashamirët si dhe për ghjith farefisin tuaj , por, edhe për gjith kombin tonë.
Do ta përfundojmë këtë Letër ngushëllimi me fjalët e Allahut xh.sh. i cili në Suretu el Fexher ajetet 27,28,29 dhe 30 thotë:
O ti shpirt i bindur plotësisht! Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar! Hyn në turmën e robërve të Mi! Dhe hyn në xhennetin Tim!
Lusim Allahun xh.sh. që edhe të ndjerit e kësaj fatëkeqësie natyrore-tërmetit të jen nga ky grup, kurse të sëmuarit shërim sa më të shpejtë.
Ne si Organizata Humanitare e bëjmë këtë:
Apel
Organizatat Humanitare “El Hilal, Kalliri i Mirësisë, Nun, Merhamet, Ensar, Albis dhe Vllaznia në Maqedoninë e Veriut, të dëshmuara për solidaritetin dhe humanitetin vëllazëror në raste të fatkeqësive të ndryshme në Shqipëri, edhe kësaj radhe solidarizohet me dhimbjet e të goditurve nga tërmeti katastrofal në Shqipëri. Prandaj, apelojn te të gjithë ata që shprehin dëshirë për të ndihmuar të paraqiten në Zyrën koordinative të Organizatës Kalliri i Mirësisë në Shkup.
Ndihmat tuaja në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë dhe institucionet tjera në Shqipëri do të dërgohen në vendet e goditura, që sado pak t’ju ndihmojnë për shërimin e plagëve nga kjo fatkeqësi.