5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Organizata për Çlirimin e Palestinës thirrje UNRWA të plotësojë nevojat e palestinezëve

Më të lexuarat

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës Çlirimtare të Palestinës (PLO), Ahmed Abu Huli i bëri thirrje Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) të ndërmarrë veprime për të përmbushur nevojat urgjente për Rripin e Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve (WAFA), Abu Huli u takua me Komisionerin e Përgjithshëm të UNRWA-së, Philippe Lazzarini në Rripin e Gazës.

Abu Huli tha se për shkak të bombardimeve intensive 11-ditore të Izraelit në Rripin e Gazës, ndodhi një shkatërrim i madh.

Ebu Huli i tha Komisionerit Lazzarini se familjet e prekura nga sulmet në Gaza duhet të identifikohen ndërsa dëmet e atyre, shtëpitë e të cilëve janë shkatërruar duhet të vlerësohen dhe të merren masa urgjente për kompensimin e qirasë. Ai tha se më shumë se 1.000 persona të zhvendosur ende banojnë në strehimore.

Së fundmi, ai theksoi se duhet të plotësohen urgjentisht nevojat themelore të mijëra familjeve që qëndruan me të afërmit e tyre pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan në sulmet izraelite.

Sulmet e Izraelit në Gaza

Sulmet e nisura nga Izraeli në Rripin e rrethuar të Gazës më 10 maj përfunduan më 21 maj në orën 02:00 me kohën lokale në përputhje me armëpushimin e arritur me Hamasin.

Në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës, 248 palestinezë, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra, humbën jetën dhe më shumë se 120 mijë njerëz u zhvendosën nga shtëpitë e tyre. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit