8.5 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Organizata për Bashkëpunim Islamik del me deklaratë në mbështetje të Bosnjës

Më të lexuarat

Organizata për Bashkëpunim Islamik dhe vendet e saj anëtare kanë dalë me një deklaratë të përbashkët në mbështetje të Bosnjes dhe integritetit të saj territorial, duke dënuar me forcë çdo përpjekje për destabilizimin e saj dhe të Ballkanit Perëndimor.

Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) ripohon mbështetjen e saj të palëkundur dhe të vendeve anëtare për integritetin territorial të Bosnjes dhe dënon çdo përpjekje për detabilizimin e Ballkanit Perëndimor, si vijon:

“Ne riafirmojmë mbështetjen afatgjatë të Shteteve Anëtare për të ruajtur unitetin, integritetin territorial, sovranitetin dhe njohjen ndërkombëtare të Bosnjë-Hercegovinës, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, si një shtet plotësisht funksional dhe i vetë-qëndrueshëm, i aftë për të kryer kompetencat dhe përmbushjen e detyrimet e saj ndërkombëtare, si dhe strukturën e saj multietnike, multikulturore dhe multifetare. Ne dënojmë politikën e përgjithshme dhe hapat e ndërmarrë drejt transferimit të paligjshëm të kompetencave nga shteti i Bosnjë dhe Hercegovinës në Republika Srpska, një entitet në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe mospërputhjen me vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje dhe Hercegovinës , e cila anulon njëzet e gjashtë vjet reforma dhe ndërtim paqeje dhe kërcënon seriozisht paqen dhe sigurinë jo vetëm në Bosnje dhe Hercegovinë, por në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Theksojmë nevojën për vazhdimin e një procesi gjithëpërfshirës reformash që synon forcimin/përforcimin e orientimit evropian dhe euroatlantik të Bosnjë-Hercegovinës. Ne dënojmë përhapjen e urrejtjes fetare dhe kombëtare, revizionizmin, si dhe glorifikimin e kriminelëve të dënuar të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ne përsërisim mbështetjen për të mbijetuarit e gjenocidit të Srebrenicës dhe Qendrës Përkujtimore të Srebrenicës përmes projekteve ekonomike, arsimore dhe humanitare.”

Deklarata e Islamabadit Sesioni i 48-të i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OIC “Partneritet për Unitet, Drejtësi dhe Zhvillim” 23 mars 2022)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit