Qyteti i Shkupit 15 ditë më parë, nëpërmjet kontrollit të jashtëzakonshëm ka arritur të siguroj material për keq menaxhim me mbeturinat në territorin e qytetit të Shkupit. Për këtë, siç, informoi sot në konferencë për shtyp, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, me koha janë informuar institucionet përkatëse.
Sot u prezantuan fotografi dhe video material nga mbetje të mbeturinave mjekësore, mes tyre edhe të organeve njerëzore nga spitalet e Manastirit dhe Prilepit.
“Në vend që të përpunohen dhe sterilizohen, mbetjet mjekësore përfundonin na Drisla si mbeturinë e thjeshtë. Rasti është denoncuar në Prokurorinë Publike, por prej atje nuk kemi informacion për veprime të ndërmarr dhe nëse zyrtarisht ka filluar hetimi. Sipas njohurive tona, shkelësi mbulohet me dokumentacione nga një institucion tjetër shtetëror”, ka thënë Shilegov, .
Shilegov kërkoi nga Prokuroria publik që sa më shpejtë të fillojë hetim për rastin.