2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Optimizmi gjatë kohëve të vështira dhe trazirave – Porosi Kuranore

Më të lexuarat

Shejh AbdulAziz Alu Esh-Shejh (Allahu e ruajttë): “Muslimani nuk e humb shpresën në ndihmën dhe mëshirën e Allahut.

Ai vazhdimisht i kujton fjalët e Allahut:
“Është detyra Jonë që t’i ndihmojmë besimtarët.” (Er-Rum, 47)
“Sigurisht, Ne do t’i ndihmojmë të dërguarit Tanë dhe besimtarët, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në Ditën, kur do të sillen dëshmitarët.” (Gafir, 51)
“Dhe, kur të dërguarit gati e humbën shpresën dhe menduan se do të shpalleshin gënjeshtarë, atëherë u arriti ndihma Jonë: Ne shpëtojmë atë që duam dhe dënimi Ynë nuk zmbrapset nga populli keqbërës.” (Jusuf, 110)


Andaj, sado që belaja të rritet e të përhapet, çlirimi vjen vetëm prej Allahut:
“Me të vërtetë, pas vështirësisë – vjen lehtësimi! Me të vërtetë, pas vështirësisë – vjen lehtësimi!” (El-Inshirah, 5-6)


(Faqja zyrtare e shejhut)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit