“Okupimi duhet të jetë një zgjidhje e përkohshme. Ndërsa, ne okupimin e shndërruam në zgjidhje të përhershme. Kjo ka vetëm një emër dhe ai është ‘Aparteid'”
TEL AVİV (AA) – Kryetarja e partisë opozitare Meretz në Izrael, Zehava Gal-On, thotë se shteti i Izraelit po zbaton “regjimin aparteid” (politikë ose sistem diskriminimi në baza racore) në tokat palestineze, raporton Anadolu Agency (AA).
Udhëheqësja e partisë majtiste, gjatë një fjalimi në konferencën vjetore të Institutit të Sigurisë Kombëtare të Universitetit Tel Aviv në kryqytetin izraelit, tha se, “Okupimi duhet të jetë një zgjidhje e përkohshme. Ndërsa, ne okupimin e shndërruam në zgjidhje të përhershme. Kjo ka vetëm një emër dhe ai është ‘Aparteid'”.
Duke u shprehur se okupimi është plagë e hapur e Izraelit, Gal-On theksoi se, “Izraeli po sundon miliona persona dhe po i mban ata të privuar nga të drejtat themelore njerëzore”.
Partia e majtë Meretz në Parlamentin e Izraelit (Knesset) përfaqësohet nga 5 deputetë. Meretz është partia e vetme izraelite që është kundër ndërtimit të vendbanimeve për kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor, si dhe parti e vetme pro themelimit të një shteti të pavarur të Palestinës me kryeqytet Kudsin Lindor.