5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Opinioni i amerikanëve për Trump dhe Biden

Më të lexuarat

Treguesit e një sondazhi të fundit mbi dy figurat që s’i shqiten Shtëpisë së Bardhë

Shumica e amerikanëve kanë ende një opinion të pafavorshëm për kandidatin presidencial Donald Trump dhe presidentin aktual Joe Biden, sipas sondazhit të fundit të Qendrës Kërkimore Pew.

Vlerësimi ndaj Trump mbeti kryesisht i pandryshuar, duke pasur parasysh se deri në 63 përqind e qytetarëve amerikanë kanë një pikëpamje negative për të, ndërsa 35 përqind e shohin ish-presidentin në mënyrë të favorshme.

Në të njëjtën kohë, 66 për qind e republikanëve kanë një opinion shumë ose kryesisht të favorshëm për Trump-in, ndërsa nga ana tjetër, 32 për qind kanë një opinion shumë ose kryesisht të pafavorshëm për të.

Përqindja e republikanëve që kanë një pikëpamje të favorshme për Trump ra me nëntë pikë përqindjeje në krahasim me korrikun e kaluar, kur 75 për qind e votuesve republikanë kishin një pikëpamje të favorshme për të.

Rënie në popullaritet

Nga votuesit demokratë, 91 për qind kanë një pikëpamje të pafavorshme për Trump, duke përfshirë 78 për qind që kanë një opinion shumë të pafavorshëm.

Shumica e amerikanëve kanë qëndrim negativ edhe ndaj presidentit aktual, Joe Biden, për të cilin 60 për qind e qytetarëve amerikanë kanë një qëndrim të pafavorshëm, ndërsa 39 për qind kanë qëndrim pozitiv.

Numri i atyre që kanë një opinion të pafavorshëm për Bidenin është rritur në krahasim me vitin e kaluar, kur të tillë amerikanë ishin 55 për qind.

Rreth 60 për qind e amerikanëve kanë një opinion negativ për zëvendëspresidenten e SHBA-së, Kamala Harris, ndërsa 36 për qind kanë një opinion pozitiv për të. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit